“Covid19”, 26 viktima, 489 raste të reja, 748 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1892 testime të bëra ka regjistruar 489 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 26 persona, ndërsa janë shëruar 748 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, me 230 raste i pasuar nga Kumanova me 28, Ohri 26, Prilepi 21, Tetova, Kavadari dhe Strumica me 18 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 26 pacientë, prej të cilëve nëntë pacientë nga Shkupi, tre nga Prilepi, nga dy në Kumanovë, Veles dhe Manastir dhe nga një pacient në Shtip, Strugë, Ohër, Gostivar, Strumicë, Berovë, Dellçevë, Kërçovë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 80.896 prej tyre janë shëruar 58182 kanë humbur jetën 2401 dhe numri i rasteve aktive shënon 20.313. (Flutura Latifi, TVM2)
