Maqedoni
Vaksinimi kundër Covid-19, Taravari: Pikpyetje nëse vaksinat arrijnë në mars; VMRO-DPMNE: Vendi i fundit do të nis vaksinimin; Zaev: Vaksinimi në mars sipas protokolleve
26.12.2020 15:25
Partitë opozitare ASh dhe VMRO-DMPNE kanë akuzuar pushtetin se vendi mund të mbetet i fundit...

Partitë opozitare ASh dhe VMRO-DMPNE kanë akuzuar pushtetin se vendi mund të mbetet i fundit në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19. Fatëkeqsisht mund të jemi shteti i vetëm në rajon të cilët kemi mjegull para vetes, nuk dijmë në cilin muaj do të nisë vaksinimi tha Arben taravari nga ASh.
"Kemi premtime prej shum anëve me një numër të caktuar të vaksinave të cilat nuk e dijmë edhe sa është numerikisht. Edhe pse ministri thotë se në mars do të vijnë afër 830 mijë nëse nuk gaboj vaksina që është numër shum i vogël për RMV-në, por edhe aty qëndrojnë pikpyetje të mëdha a do të arrijnë edhe në mars. Nuk kasha dashur që të vonohemi, të gjitha shtetet rreth nesh të nisin vaksinimin menjëherë pas vitit të ri, disa edhe para vitit të ri kurse Maqedonia të mbetet si zorrë qorre Evropë dhe vaksinimi të fillon në prill maj, qershorë, nuk dua ta besoj se më vonë se ajo", u shpreh Arben Taravari nga ASh.
VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese thonë se kryeministri Zaev ka pranuar se nuk ka plan në këtë drejtim.
“Realiteti i hidhur është se vendi do të jetë i fundit që do të furnizohet me vaksina korona. Dje, Zaev pranoi se nuk ka asnjë plan mbase edhe vaksinat bullgare, me të cilat ai mburrej se ishin një donacion,të cilat sipas të gjitha gjasave janë në numër simbolik, do të arrijnë në mars.Ka informacione se edhe pse është ofruar ndihmë për vaksina, Zaev për arsye të pakuptueshme nuk e ka shfrytëzuar. Në anën tjetër, Serbia filloi me vaksinimin e popullatës, dhe këtë e bjënë edhe Bullgaria dhe Greqia së shpejti do të bëjnë të njëjtën gjë” thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë Kryeministri Zaev dit më parë njoftoi njoftoi se vaksinimi për KOVID-19 në vend do të fillojë më së voni në Mars. Ai tha se do të ketë mjaftueshëm vaksina dhe se i gjithë procesi do të zhvillohet në përputhje me protokollet e përshkruara rreptësisht të përshkruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
NAIM RAMADANI
