Maqedoni
VMRO-DPMNE akuza kryeminsitrit: Po përgadit marrveshje të dëmshme me Bullgarinë; Lsdm: VMRO-DPMNE vazhdon të plasojë të pa vërteta
26.12.2020 16:28
VMRO-DPMNE-ja sërish ka kritikuar qëndrimet e kryemisnitrit Zoran Zaev dhe Qeverisja...

VMRO-DPMNE-ja sërish ka kritikuar qëndrimet e kryemisnitrit Zoran Zaev dhe Qeverisja ndaj kontestit me Bullgarinë. Sipas VMRO-së Zaev po paralajmëron lëshime të reja prandaj alarmi është ndezur prandaj kanë ftuar në protesta që të mos lejohet Zaev ta shes historinë Maqedonase.
“Deklaratat e Zaevit se Shkupi, Kumanova dhe Kriva Pallanka u çliruan nga Bullgarët, përveçse u tallën gjithë mediat e rajonit, përfaqësojnë një shtrembërim të rëndë të të vërtetave historike. Teza e tij janë një shkelje mbi viktimën e partizanëve dhe mbi luftën antifashiste mbi të cilën mbështetet shteti maqedonas. Unë do t'u drejtohem të gjithë socialdemokratëve të sinqertë se ka kohë për luftë politike, tani është koha për luftë për unitet në mënyrë që të mbrohen interesat kombëtare të Maqedonisë. Ne publikisht i bëjmë thirrje Zaevit që të tërhiqet nga deklaratat e tij të dëmshme dhe të kërkojë falje për qëndrimin negativ ndaj heronjve tanë", u shpreh Vlado Misajlovski nga VMRO-DPMNE.
Por nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë janë kundërpërgjigjur me vlerësimet se VMRO-DPMNE-ja po vazhdonë të plasojë në opinion të pa vërteta, ndërsa fokusi i tyre kryesorë është lufta kundër krimit, korupsionit dhe sjelljes së vlerave europiane në vend.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-së, e uli numrin e ministrave dhe formoi Qeveri efikase dhe të përgjegjshme dhe e gatshme të punon në interes të qytetarëve. Kjo Qeveri si asnjë qeveri deri më tani është transparente. Në verë të vitit të ardhëshëm fillon procesi i BE-së për monitoring të raste gjyqësore që kanë të bëjnë me krim dhe korupsion të lartë, ku do të marin pjesë persona nga OSBE dhe Bashkimi Europian. Edhe plani aksionar “21” ka për qëllim ta sjellim europën dhe jetën europiane këtu”, theksoi deputeti i LSDM-së, Mile Taleski.
Reagimi i VMRO-së opozitare erdhi pas deklaratës së Kryeministrit Zaev se vendi ka shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar miqësi me fqinjët dhe më gjerë. Madje ZAev tha se shumë shpesh e ka përdorur narrativin se ne jemi vëllezër me bullgarët, por për një castë vendosën të na bëhen baballarë dhe këtu qëndron problemi, u shpreh kryeministri.
FITIM KRYEZIU
