Maqedoni
Autoritetet shëndetësore: Vaksina në RMV pritet në muajt e parë të 2021
26.12.2020 17:48
Në muajt e parë të vitit 2021 do të arrijnë vaksinat anti kovid edhe në Maqedoninë e Veriut...

Në muajt e parë të vitit 2021 do të arrijnë vaksinat anti kovid edhe në Maqedoninë e Veriut, thonë nga komiteti për imunizim. Nga minsitria e shëndetësië bëjnë të ditur se që nga dita e hënë do të kontaktojnë autoritetet greke dhe polake, të cilat janë ofruar për të ndihmuar në sigurimin e vaksinave për vendet që nuk janë anëtare të BE-së.
Greqia e cila nga e diela nis vaksinimin e poopullsisë ka apralajmëraur se do ë sigurojë rreth 20 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut. Edhe Bullgaria e cila si pjesë e BE-së të dielen nis vaksinimin, ka paralajmëruar se do të sigurojë një sasi vaksinash për vendin.
Poashtu autoritetet shëndetësore thonë se po angazhohen për sigurimin e vaksinave edhe nga prodhuesit. Janë suguruar kushtet për ruajtjen e vaksinës si dhe kanë nisur edhe përgaditjet e personelit mjeksor për realizimin e vaksinimit.
"Janë definuar dhe siguruar kapacitetet shëndetësore nga institucionet tona dhe operatorët ekonomik ku do të ruhen vaksinat. Lidhur me rajtjen dhe distribuimin e vaksinave që kërkojnë minus 20 dhe temperaturë dy deri në 8 gradë, kemi kapacitete të tilla pasi edhe deri tani janë shfrytëzuar për ruajtjen e vaksinave", u shpreh kryetarja e komitetit për imunizim Aleksandra Grozdanova.
Vaksinimi do të fillojë me personelin mjeksor, të sëmurët kronik dhe të moshaurit mbi 65 vjeç.
"Është përgaditur plan i posaçëm për vaksinimin e tyre. Ështër ealizuar anketë ku janë deklaruar puntorët shëdnetësor, nëse dëshirojnë të vaksionohen me këtë vaksinë. Secili puntor shëdnetësor që është deklaruar pozitivisht do të njoftohet se ku dhe kur do të vaksinohet. Është paraparë puntorët shëdnetësor të vaksinohen në institucionet ku punojnë", theksoi Grozdanova.
Vaksina është paralajmëruar të jetë falas dhe në bazë vullnetare, ndërsa synohet të imunizohet rreth 70% e popullsisë.Aktualisht numri i rasteve aktive me kovid 19 në vend arrinë në rreth 20 mijë persona, nga të cilët 1045 po trajtohen në kovid qendrat në mbar vendin.
REJHANE BUSHI METAJ
