Maqedoni

Pr/ligji për zhvillim të barabrtë rajonal, Dimitrievski: Ligj me standard evropian, opozita kërkon decentralizim të mirëfillt

26.12.2020 18:13

Propozimi ligji për zhvillim të barabartë rajonal ishte temë e diskutimit...

Propozimi ligji për zhvillim të barabartë rajonal ishte temë e diskutimit në seance e rradhës së Kuvendit. Nga Ministria e vetëqeverisjes lokale që janë propozues të propozim ligjit theksuan se janë të inkorpruar zgjidhje ligjore të përshtatshme me trendet evropiane. Ligji synon të ulen dallimet e brendshme në shtet sa I përket zhvillimit rajonal.
 
"Ligji për zhvillim të barabartë rajonal është përgatitur bazuar në programin e qeveris për peridudhën nga 2020-2024. Në porpozim ligjin janë inkorporuar zgjidhje të reja që I përshtaten trendeve evropiane dhe botërore. Janë konfirmuar qëllimet, planifikimi, bartësit, financimi, shpërndarja e mjeteve për programet. Qëllimi I këtij propozim ligji është që të avansohet korniza ligjore insititucionale, të zvoglohen dallimet e brendshme në nivelin e zhvillimit të shtetit dhe në mëynrë efikase të zhfrytëzohen resureset publike", u shpreh zv/ministri i vetëqeverisjes lokale Zoran Dimitrievski.
 
Për opozitën shqiptre decanterlizimi I mirfillët funksional do tiu mundëson komunave që me mjetet e tyre financiare vetanake të përcaktojnë prioritetet zhvillimore derisa VMRO DPMNE kritikoi mënyrën e miratimit të këtij pr/ligji.
 
"Zhvillimi i barabartë rajonal nuk mund të imagjinohet pa një decnetarlizim të mirëfillt funskinal, sepse decnetralizimi i mirëfishlt funskinal i ofron mundësi komunave që mjetet e tyre financiare vetanake të përcaktojnë prioritetet zhvillimore dhe invesutese mbi bazën e nevojës së tyre reale të qytetarëve. Sa më i decnetralizuar të jetë një pushtet aq më demokratik është ai sistem. Sa më i decnetralizuar të jetë një pushtet aq më shumë qytetarët marrin pjesë në vendimarje", theksoi deputeti i ASh-së Elmi Aziri.
 
"Mënyra e miratimit të këtij pr/ligji  është edhe një sinjal për nënçmimin e kuvednit por do të thoja edhe Komunave. Pse? Sepse nëse qasja e Qevrerisë kundrejt Kuvendit do të ishte më ndryshe përmes komisionit amë të qeverisjes lokale në kuvend do të oragnizohej një debat më i gjërë, KU do të ftoheshin përfaqësues të BNJVL-së, do të ftohehsin përfaques të komunave dhe do të kishim tekst ligjor më të mirë  se ai që na është ofruar", u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
 
Duke pasur parasysh seriozitetin e këtij propozim ligji nga opozita theksuan se është dashur të angazhohen me tepër ekspert të fushave të ndryshme e jo i njejti të përgatitej vetëm nga Ministria e Pushteti lokal.
 
ZEKIRIJA MEXHITI