Botë

Von Der Leyan: BE të hënën nis vaksinimin; Bullgaria dhe Greqia morën dozat e para të vaksinës anti kovid; Bourla: Fundi i pandemisë çështje kohe

26.12.2020 18:47

Të hënën nis vaksinimi anti kovid në vendet e BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyan...

Të hënën nis vaksinimi anti kovid në vendet e BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyan, nëpërmjet një video mesazhi drejtuar qytetarëve të Evropës, bëri të ditur se vaksinat u janë shpërndarë të gjitha vendeve të BE-së.       
                                                                                               
"Po shfletojmë një faqe të re në këtë vit të vështirë. Sod është dita e shpërndarjes, ndërsa nesë do të fillojë vakcinimi.Vakcinimi kundër kovid 19 fillon në tër Bashkimin  Evropjan", u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyan.  
 
BE-ja ka blerë vaksina të mjaftueshme për 450 milion qytetarë, ndërsa dërgesat e para prej 9.750 dozash të Fajzer dhe Biontek i kanë marrë edhe Greqia dhe Bullgaria. Bullgaria dhe Greqia por edhe zyrtarët e BE-së dit më parë kanë premtuar se do të sigurojnë vaksina edhe për Maqedoninë e veriut dhe shtetet tjera të ballkanit perëndimorë. Minsitri Bullgar I shëndetësisë duke paralajmëruar fillimin e vakcinimit apeloi te mediat që ti informojnë qytetarët se vaksinat janë të sigurta.   
 
 
"Ambicja jonë është të arrimë të vakcinojmë 70% të bullgarëve.Pasi ta arrimë këtë numër do të hedhim maskat dhe do të fillojmë të shihemi. Ti shohim të afërmit tanë, të shkojmë në teatër dhe kino", theksoi shëndetësisë së Bullgarisë, Kostadin Angellov.
 
Operacioni liria filloi, vakcinat janë në vendin tonë njëkohësisht me të gjitha vendet e BE-së, prej nesër me plan dhe në formë të organizaur fillon vakcinimi nnë vendin tonë, qëllimi është ta fitojmë betejën me pandeminë.                                                                                                 
 
Ndërkohë Shefi i kompanisë Fajzer Albert Bourla ka deklaruar se mund të duhet pak kohë, por aktualisht zgjidhjet që kemi në duar janë aq efektive sa është vetëm çështje kohe për të arritur në fundin e pandemisë. Ai për transmetuesin publik grek, ERTshfaqi shpresë se normaliteti do të rikthehet së shpejti.
 
Në lidhje me mutacionin e virusit, Bourla tha se do të duhet pak kohë për të kuptuar sa e rrezikshme është dhe deklaroi se “vaksina do të jetë efektive dhe ndaj mutacionit specifik”. Nga ana tjeëtër shkenctarë britanik kanë filluar me analizat klinike të një ilaçi të ri kundër virusit korona bazuar në anti trupa.
 
Ilaçi mund të pengojë që personi që është prekur nga virusi korna ta zhvillojë sëmundjen, ndërsa imuniteti mund të zgjas mes gjashtë dhe 12 muja. Organizata Botërore e shëndetësisë ka bërë të ditur se lloji I ri I virusit korona është zbuluar në 8 vende evropjane, ndërsa ai po përhapet edhe tek të rinjët. 
                                                                     
GYLTENE SINANI