Maqedoni
Propozim ligji për shtetësi, Rexhepi: Zgjidhje e duhur për tejkalimin e problemeve
26.12.2020 18:31
Përmes Propozim ligjit të parshtruar për shtetësi, i cili tashmë është në procedure parlamentare...

Përmes Propozim ligjit të parshtruar për shtetësi, i cili tashmë është në procedure parlamentare, opozita shqiptare konsideron që të rregullojë njëherë e përgjithmonë çështjen e dhëniesë së shtetësisë për qytetarët që edhe sot e kësaj dite nuk kanë shtetësi.
Sipas opozitës shqiptare , me miratimin e këtij ligji do të ndërpritentë gjithapadrejtësistë e shumta që u bëhen aplikuesve, me vlerësimet e shërbimeve sekrete nëse dikush prej aplikuesve, është i rrezikshëm ndaj shtetit ose jo.
Koordinatori i grupit parlamentar Aleanca për Shqiptarët–Alternativa, Skendër Rexhepi-Zejdi, në “Intervistën e Javës” thotë se opozita shqiptare garanton se ky ligj ështëshumë më i mirë sesa ligji aktual për shtetësi dhe i dobitshëm për çdo qytetar pa dallim etnie.
“Me ardhjen, apo miratimin e këtij ligji do të proklamohet zyrtarisht konform neneve që ne po i propozojmë, që çdo njeri, ose fëmijë i lindur i cili ka jetuar deri më 8 shtator të vitit 1991, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Maqedonisë aso kohe, u takon marrja e shtetësisë konform rregullave që parashihen në këtë ligj, çdo kujt do ti takoje shtetësia , qoftë shqiptar apo çfaro do etnie tjetër”, u shpreh koordinatori i grupit parlamentar ASh-AA, Skender Rexhepi-Zejdi.
Përveç kësaj, në ndryshimet e propozuara ligjore, parashihet të hiqet një pjesë e ligjit aktual për shtetësi“rrezikim i sigurisë së shtetit”,që në të kaluarën, sipas opozitës shqiptare,ua ka mohuar të drejtën qindra qytatarëve, në veçanti shqiptarëve për të fituar shtetësinë, sie drejtë diskrecionale e vendit.
Si kusht përtë marrë shtetësinë, propozohet qënjohja vetëm e njërës gjuhë zyrtare, të ulet në katër viteafati pasmartësor, ku çifteve bashkëshortore do tu mundësohet të përfitojnë shtetësinë.
Përvec kësaj në propozim ligj parashikohet garantim për marrjen e shtetësisë edhe përmes tre dëshmirtarëve të cilt do të dëshmojnë për vendbanimine saktë të aplikuesit. Për miratimin e këtij propozim ligji I cili është në procedurë parlamentare nevojiten 61 deputetë.
“Ne kemi besim se do të hasim në mendjen e shëndosh të çdo deputeti në vend, pa marr parasysh përkatësisë partiake, i cili do të thirret në mendjen e shëndosh dhe në njerzillëkun e tij, do të thirret në vlerat demokratike në jetën e merituar të çdo qytetari dhe do të përkrahet. Nëse kanë ndikime politike ata, përseri të thirur në baza nacionaliste nuk do ta përkrahin këtë ligj”, theksoi Rexhepi.
Jo zyrtarisht mësohet 32 deputetët shqiptar në Kuvend janë pro miratimit të këtij ligji, ndërsa deputetët e bllokut maqedonas qoftë ato të mazhorancës ose të opozitës kanë paralajmëruar një numër të madh amadamenteve dhe kërkojnë zhidhjen e duhur për këtë ligj.
REXHEP QAMILI
