Botë
Shqipëri: 9 të vdekur 375 të infektuar; Kosovë: 7 të vdekur dhe 270 të infektuar; Kovid 19 në botë arrinë në rreth 80 milion numri i të infektuar
26.12.2020 20:03
Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën edhe 9 persona...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën edhe 9 persona, ndërsa janë regjistruar 375 raste të reja me kovid 19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 1889 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë, ndërsa janë shëruar 391 persona.
Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Në Kosovë njoftohet edhe për shtatë viktima dhe 270 raste të reja me kovid 19 nga 1003 teste.
Në 24-orët e fundit në Kosovë janë shëruar edhe 478 pacientë. Raste aktive aktualisht janë 9,966 persona.
Në nivel botëror numri I të infektuarve ka arritur në rreth 80 milion njerëz, prej të cilëve mbi 45 milion janë shëruar derisa 1,752,674 persona kanë humbur jetën.
