Maqedoni

Mot me reshje shiu

27.12.2020 12:01

Moti në vend do të jetë me të reshura të shiut, në male në veriperëndim reshje të borës...

Në vende- vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 20l/m2).
 
Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore, reshje të borës përkohësisht do të ketë edhe në vende më të larta, veçmas në pjesët perëndimore.
 
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore përkohësisht edhe erë e përforcuar nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 2 deri 8, ndërsa ajo gjatë ditës prej 6 deri 13 gradë.
 
Në Shkup, mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në 3, ndërsa ajo gjatë ditës do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.
 
Nga e hëna dhe ditët më pas do të mbizotërojë mot kryesisht stabil, përveç në pjesët perëndimore ku do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut.