Maqedoni
Repartet infektive në Shkup: Gjithsej 426 persona po trajtohen për Covid 19
27.12.2020 13:17
Në 24 orët e kaluara, 14 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi...

Gjithsej 426 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fudnit, në klinikat interne janë pranuar gjashtë pacientë edhe atë nga një pacient nv Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën e Neurologjisë, të Gastroenerhepatoligjisë dhe Klinikës së syve si dhe dy pacientë në Klinikën e Dermatologjisë.
Kanë qenë 7 pranime të reja pacientësh në qendrën Kovide në spitalin “8 Shtatori”. 2 pacientë janë shtruar dje në spitalin e Klinikës Infektive. Në 24 orët e kaluara, 19 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi. Në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 103 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 133 pacientë.
Gjithsej 426 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që të respektohen masat për mbrojtje, ndërsa këto ditë, më të shpeshta janë thirrjet që festat e fundvitit të festohen në mënyrë të përgjegjshme pa grupime dhe pa rrezikuar shëndetin publik.
Gjithsej 20.278 raste aktive ka momentalisht Maqedonia e Veriut. Edhe pse numri i rasteve të reja në ditë po zvogëlohet, dhe regjistrohen më shumë pacientë të shëruar, në ditë ka edhe mbi 20 të vdekur.
