Maqedoni

Prej nesër, obligimi për pajisje dimërore në komunikacion

14.11.2014 17:59

Përgatitni pajisjet dimërore të makinave, sepse po fillon sezoni dimëror i mirëmbajtjes së makinave...

Duke filluar që nga dita e nesërme e deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, të gjithë shoferët në komunikacion janë të detyruar të posedojnë në bagazhin e makinës  goma dimërore, zinxhirë dhe lopatë, të cilat do t’u gjinden në rast se ngecin me makinë në dëborë.
 
Qyteti i Shkupit për dallim nga vitet e tjera, paralajmëron gatishmëri më të madhe me përballjen e kaosit  eventual në komunikacion, që mund të vijë si pasojë e dimrit. 
 
“Për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, do të angazhohen rreth 30 automjete speciale për pastrimin e rrugëve, ku 4 prej tyre do të jenë shpërndarës të kripës në rrugë. Mund t’ju them se Qyteti i Shkupit si kurrë më parë ka siguruar një sasi të madhe prej 2300 ton kripë”- deklaroi kryetari i Qyteti të Shkupit, Koce Trajanovski.
 
Të gjithë shoferet, të cilët nuk do t’i respektojnë rregullat në komunikacion në kushte dimërore, do të gjobiten sipas Ligjit për Sigurim në Komunikacion. 
 
ERSAN PAJAZITI