Maqedoni
VMRO-DPMNE: S’do të pranojmë regjistrim të tillë të popullsisë
27.12.2020 14:25
VMRO-DPMNE vazhdon të jetë në qëndrimin se nuk do të pranojë regjistrim të popullsisë...

VMRO-DPMNE vazhdon të jetë në qëndrimin se nuk do të pranojë regjistrim të popullsisë sipas mënyrë që dëshiron të zbatojë Zoran Zaev. Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM dhe Zaev në vend të një operacioni statistikor me të dhëna reale, bën operacion politik pa konsultim të një opiuioni më të gjërë.
"Të blihen 10.000 terminale për leximin e gjurmëve të gishtërinjëve dhe të nënshkruhet vendbanimi resident. Me terminale për gjurmim të gishtërinjëve do të zbatohet kontroll real i të gjithë banorëve rezident dhe me atë do të bëhet dallim I qytetarëve që kanë shtetësi nga rezidentët aktual. Të publikohet metodologjia sipas së cilës është planifikuar regjistrimi dhe ti jepet mundësi fellës më të gjërë profesionale që të jep kontribut në këtë drejtim. Qeveria duhet t'i pranojë këto dy gjëra, nëse qëllimi i saj është të kryejë një regjistrim, dhe jo një marrëveshje politike që do të përdoret vetëm për një palë zgjedhje", u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO DPMNE.
Hoxha: Po shqyrtohet propozimi i VMRO-DPMNE-së
Ky propozim po shqyrtohet nga ana e organeve kompetente thonë nga Qeveria. Megjithatë apelojnë që procesi I regjistrimit të popullsisë të mos merr kahje politike, pasi është në të mirë të të gjithë qytetarëve.
“Kjo po shqyrtohet nga ana e institucioneve kompetente, por duam të rikujtojmë se zbatimi I regjistrimit është në interest ë të gjithë qytetarëve. Shteti duhet ti dinë statistikat e sakta dhe ajo është një operacion të clin më shumë nuk mund ta anulojmë, për shkak se organizimi i saj është në të mirën e përgjithshme. Duhet të gjithë të jemi të vetdijshëm se sa të rëndësihme a janë ato të dhëna të cilat do të na I jep regjistrimi I popullsisë për zhvillimin e shtetit”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.
LSDM: Pretendimet e VMRO-DPMNE-së jo të arsyeshme
Ndërkohë nga LSDM thonë se regjistrimi tek ne do të realizohet në bazë të rregullave të shumta të Eurostatit. NGa LSDM thonë se pikërisht regjistrimi i popullsisë është theksuar si i detyrueshëm, në raportin e KE-së.
“Se sa i paarsyeshëm është një pretentim dhe bllokim i tillë i regjistrimit nga ana e VMRO-DPMNE-së, flet fakti se Ligji për regjistrim edhe në propozimin e parë ishte me flamur evropian. Regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion poolitik siç thekson VMRO-DPMNe.Qytetarët nuk duan që regjistrimi të jetë operacion politik, por statistikor. Ai koncepti i gabuar i VMRO-DPMNE-së, u vërtetua se ishte i gabueshëm në vitin 2011 dhe prandaj dështoi”, thonë nga LSDM.
ERSAN PAJAZITI
