Maqedoni

Hapet poligoni i gjuajtjes në kazermën Ilinden, në funksion të njësive speciale të ARM-së dhe MPB-së

27.12.2020 14:43

Poligoni i ri i përbashkët i gjuajtjes së Ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme i hapur në kazermat Ilinden në Shkup...

Poligoni i ri i përbashkët i gjuajtjes së Ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme i hapur në kazermat Ilinden në Shkup do të përdoret nga anëtarët e Njësis së Detyrave Speciale të Ministrisë së Brendshme dhe njësive speciale të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.
 
"Do të jetë në funksion të forcimit të kapaciteteve të përgjithshme të sigurisë dhe do të zgjerojë mundësitë për trajnimin dhe stërvitjen e forcave speciale nga të dy institucionet, për atë qëllim së bashku me Ministrinë e Brendshme kemi bërë këtë poligon modern të gjuajtjes i cili ndodhet në kazermat e Ilindenit, ku јanë të lokuar përfaqësues të të dy institucioneve dhe në këtë vend poligoni i gjuajtjes do të përdoret nga përfaqësuesit e tre njësive elitare të ushtrisë së Republikës së Maqedonisë Veriore", u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
 
"Moderniteti i objektit, performanca e tij teknike dhe taktike, në përputhje me standardet evropiane dhe të NATO-s, të zgjedhura dhe të realizuara në mënyrë specifike, garantuan jo vetëm trajnim më intensiv, por edhe të specializuar të veprimit operativ që na jep të drejtën të presim rritjen e mëtejshme të kapacitetit profesional të këtij lloji të njësive tona", theksoi ministri i mbrendshëm Oliver Spasovski. 
 
Duke vendosur poligonin e gjuajtjes në kazermat Ilinden, kushtet e punës së këtyre njësive speciale do të përmirësohen ndjeshëm, niveli i gatishmërisë së tyre do të rritet, koha dhe burimet për të shtënat do të kursehen të cilat deri më tani janë kryer në poligonet e tjera të gjuajtjes si Stenkovec Çojlija, Gjorce Petrov dhe poligonat tjera.
 
Përveç kësaj, poligoni i gjuajtjes është bërë në mënyrë të tillë që të mundësojë realizimin e disa llojeve të gjuajtjes që janë karakteristike dhe unike për njësit speciale.
 
SEDAT SELIMI