Maqedoni

Ndihma prej 6.000 denarëve, Arsovski: Do të arrijë te të gjithë grupet e prekura

27.12.2020 15:00

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se Qeveria pret tolerancë nga bankat gjatë ditëve...

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se Qeveria pret tolerancë nga bankat gjatë ditëve të ardhshme përderisa bëhet pagesa e 6.000 denarëve të parapara për shkak se bëhet fjalë për qytetarë nga kategori të rrezikuara.
 
Arsovski thotë se janë përpunuar të gjitha ankesat, por numrat konkret do të bëhen të ditur gjatë ditës së nesërme. Ai tha se ndihma prej 6.000 denarëve do të arrijë te të gjithë dhe se Qeveria ka bërë gjithçka që ndihma të arrijë dhe të mos lihet askush pa ndihmë.
 
“Janë përpunuar të gjitha ankesat. Me të dhënat për ankesa të pranuara dhe të refuzuar, ajo që për momentin mund tat hemi është se do të dalim me numra konkret më së voni deri nesër.  Edhe pse ligji nuk e obligon Qeverinë, duhet të thuhet se ankesat janë përpunuar në afat rekord, dhe kishte rreth 78 mijë ankesa. Të gjithë që kanë parashtruar ankesa, do të marrin përgjigje në adresë elektronike. Për ata me llogari të bllokuara, bankat të cilat kanë mundësi teknike iu kanë hapur nën-llogari që tu paguhet ndihma”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski. 
 
ERSAN PAJAZITI