Maqedoni
Qeveria për ritmin e distribuimit të vaksinave përcaktohet nga Kovax sistemi
27.12.2020 15:53
Ritmin për distribumin e vaksinave kundër kovid 19 e përcakton sistemi kovaks...

Ritmin për distribumin e vaksinave kundër kovid 19 e përcakton sistemi kovaks e ai është sistemi i OBSH së dhe Alijansa Globale e Vaksinimit, të cilët mundësojnë që siç vinë vaksinat nga prodhues të ndryshëm të distribuohen deri te të gjitha shtetet të cilat kanë aplikuar në kaudër të këtij mekanizmi. Vendi do të marrë donacion nga Bullgaria dhe për këtë dozë shteti nuk do të paguan.
"Vendet e rajonit dhe Evropës kanë aplikuar te ky mekanizëm dhe kjo është njëra mënyrë për qasje deri te vaksiant. Vaksina Sputnik do ta marrin përmes këtij mekanizmni dhe vaksinat që duhet të arrinë nga Bullgaria ,sepse bëhet fjalë për donacion që duhet ta marrim dhe në momentin kur e nejta do të distrubuohet në Bullgari, do të distribuohet edhe te ne për këtë dozë të vaksinave shteti nuk do të paguan", u shpreh zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski.
Shtëpia e shëndetit për vaksinimin, do të fillohet me poliklinikat më të mëdha
Shtëpia e Shëndetit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë filloi përgaditjet për vaksinimin kundër covid 19. Në dispozicion janë 25 punkte , por në fillim do të përfshihen vetëm poliklinikat më të mëdha që janë përfërsisht nëntë .Për atë se si do të organizohet sistemi dhe a do të kyçen mjekët amë përgjigjet Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Shkup Viktor Isjanovski.
"Mendoj se në fillim do të vaksinohet grupmosha më e moshuar, dhe më pas kuadri mjeksor, veçmë janë marrë informata për shifrën e punonjësve mjeksor që do të vaksionohen por mendoj që më së miri kjo punë do të organizohej përmes mjekëve amë me caktim të terminit", theksoi Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Shkup Viktor Isjanovski.
Vaksina kundër kovid 19 do të ruhet në minus 70 grad celsius, ndërsa puntorët shëndetësor janë të përgaditur për aplikimin e së njejtës. Fëmijët nuk do të vaksinohen kundër kovid 19, ndërsa imunizimi i rregullt i trye vijon me vaksinat e parapara dhe zhvillohet pa pengesë.
FLUTURA LATIFI
