Maqedoni
MPB: Janë arrestuar 29 persona
27.12.2020 16:11
Edhe përkundër protokolleve qeveritare, festat dhe kremtet nuk kanë të ndalur...

Edhe përkundër protokolleve qeveritare, festat dhe kremtet nuk kanë të ndalur thonë nga minsitria e brendshme. Mbeten të prerë se ky dikaster do ta përcjell situatën e objekteve hotelierike dhe gastronome. Ndërkohë në prag të festës së Vitit të Ri, ministri Spasovski bën thirrje për kujdes dhe respektim të protokolleve.
"Çdo ditë mund të jeni dëshmitarë të ndalesave të kremteve që bëhen. Shembull mund të përmend dje që ndaluam një festë në Volkkovë, janë marrë në pyetje 29 persona. Një rast tjetër në Kumanovë, kështu që me përgjegjësi do të veprojmë edhe në natën e Vitit të Ri", u shpreh ministri i mbrendshëm Oliver Spasovski.
Inspektorati i tregut: Për dy ditë janë mbyllur 9 objekte
Edhe nga inspetorati shtetëror I tregut thonë se po vëzhgojnë punën e gastronomëve.
"Ka pas mbyllje të lokaleve në dy ditët e fundit. Me 25 dhjetor në nivel republikan kemi mbyll 5 objekte gastronome, 2 në Shkup, 2 në Strugë dhe 1 në Tetovë. Ndërsa mbrëmë jnë mbyllur 4 lokale, 2 në Shukup dhe 2 në Tetovë. Shkeljet bëhen sidomos në mosrespektimin e orarit të punës", theksoi Aleksandra Koteli nga ispektorati shtetëror i tregut.
Oda e pavarur e gastronomëve: Sektori ka shënuar humbje të mëdha
Ndërkohë, gastronomët vazhdojnë të ankohen për humbjet e tyre në kohë pandemie. Theksojnë mungesën e subvencioneve dhe ndihmës, për siq thonë ata, humbjet e panumërta.
"Për fat të keq gastronomët nuk jetojnë aspak. Gastronomët prakitikisht përballen me uljen drastike të fitimit për shkak të pandemisë kovid 19. Atë që e vërejmë është se masat adekuate, masat restirktive nuk janë shoqëruar me subvencione, ndihmë për dëmet apo përkrahje", u shpreh Zdravsko Josifovski nga oda e pavarur gastronome.
Në bazë të vendimit të qeverisë, nga 18 dhjetori deri më 20 janar, gastronomia ka leje të punojë deri në orën 18.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
