Maqedoni

Qeveria: 35 milion euro për projekte në 75 komuna

27.12.2020 16:49

75 komuna kanë fituar projekte që kapin vlerën e 35 milion eurove...

75 komuna kanë fituar projekte që kapin vlerën e 35 milion eurove, njoftoi zëdhënësi I qeverisë Muhamet Hoxha. Hoxha theksoi se para se gjithash këto projekte kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për jetesë për qyteratët. 
 
"Këto para janë për realizimin e projekteve infrastrukturore të cilat e përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve. Paratë shkojnë drejtëpërdrejtë për realizimin e projekteve, edhe atë për rrjete të kanalizimeve, kanalizime fekale-atmsferike, rekonstruim të rrugëve lokale, ndërtim të çerdheve për fëmijë, rikonstruim të shkollave fillore dhe të mesme, sisteme për furnizim me ujë dhe projekte tjera", u shpreh zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha. 
 
Mbi 1 milion euro do të fitojnë komunat e Shuto-Orizares, Çairit, Tetovës, Kërçovës, Shtipit, Strumicës dhe Strugës.
 
Qyteti i Shkupit do të ketë në disponim mbi 6 milion euro për dy projekte, edhe atë për unazën në Mumin Potok dhe urëmn në Karposh.
 
ERSAN PAJAZITI