Maqedoni

Covid 19: 18 viktima, 296 raste të reja, 511 të shëruar

27.12.2020 17:26

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1253 testime të bëra ka regjistruar 296 raste...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1253 testime të bëra ka regjistruar 296 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 18 persona, ndërsa  janë shëruar 511 pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 90 raste i pasuar nga Prilepi me 23, Kumanova me 19, Strumica 17, Tetova 14 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 18 pacientë, prej të cilëve tre pacientë nga Shtipi, nga dy në Gostivar dhe Kërçovë dhe nga një pacient në Prilep, Tetovë, Strugë, Veles, Manastir, Ohër, Kavadar, Strumicë dhe Kriva Pallankë.
 
Numri I përgjithshëm i pacientëve që shërohen në repartet infektive në spitalet e vendit janë 1306 dhe ka rreth 320 shtretër të lire në kovid qendrat.
 
Në Qendrat Kovid në Shkup gjithsej shërohen 426 pacienë. Gjatë tërë kohës evidentohet edhe shërim I pacientëve dhe lirimi I shtretërve shtesë.
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 81.721 prej tyre janë shëruar 59.231 kanë humbur jetën 2445 dhe numri i rasteve aktive shënon 20.045.
 
FLUTURA LATIFI