Maqedoni

Punonjësit shëndetësor, Hoxha: Do të marrin ndihmën e premtuar

27.12.2020 17:45

Lidhur me ankesat se jo të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë punuar me pacientë me Covid-19...

Lidhur me ankesat se jo të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë punuar me pacientë me Covid-19 kanë marrë ndihmën e premtuar prej 30 mijë denarëve, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha sot tha se autoritetet janë në komunikim me drejtorët e qendrave shëndetësore dhe se së shpejti do të kryhet pagesa për të gjithë.
 
"Të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë angazhuar direkt ose indirekt në të gjitha Kovid-Qendrat do të marrin ndihmën, ky është vendim dhe MInistria e Shëndetësisë është në komunikim me të gjithë drejtorët nga qendrat dhe insitiucinet shëndetësore", u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha