Botë
Covid 19 në Kosovë: 4 viktima dhe 215 raste të reja në 24 orët e fundit
27.12.2020 18:04
Në Kosovë në 24 orët e fundit u raportua për katër viktima nga koronavirusi...

Në Kosovë në 24 orët e fundit u raportua për katër viktima nga koronavirusi dhe 215 raste të reja pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se dy raste të vdekjes janë nga Ferizaj, ndërsa nga një në Drenas dhe Istog.
Rastet e reja pozitive u konfirmuan pas testimit të 1,012 mostrave.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu 428 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Kosova ka konfirmuar në total 50,620 raste me koronavirus.
Prej tyre, 1,309 pacientë kanë vdekur, ndërsa 39,562 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 9,749.
