Shqipëri
Ministri i Bujqësisë së Maqedonisë në Tiranë
14.11.2014 18:07
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të shtrihet edhe në rrafshin e bujqësisë...

Një gjë e tillë do të konkretizohet falë marrëveshjes së nënshkruar në Tiranës mes ministrit të Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panaritit dhe homologut të tij maqedonas, Mihail Cverkovit.
Mysafiri i kërkoi homologut të tij sa më tepër bashkëpunim, me qëllim të rritjes së nivelin ekonomik të qytetarëve të të dy vendeve.
Ndërsa ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, deklaroi se po bëhen disa plane për basenet Ohër dhe Prespë.
Më tej, mistri Panariti deklaroi se po punohet nga të dyja palët për administrimin e qëndrueshëm të ujërave, si dhe administrimin pyjor ndërkufitar.
Gjatë takimit u prek edhe tema e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive, e cila pritet të konkretizohet brenda një kohe jo të largët.
LULJETA NDOKA
