Botë
Varianti i ri i virusit korona, Fauci: Nuk është aq i frikshëm sa mendohet
28.12.2020 10:55
Varianti i ri i virusit korona, nuk është aq i frikshëm sa mendohet....

Varianti i ri i virusit korona, nuk është aq i frikshëm sa mendohet. Këtë e deklaroi eksperti i lartë për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci.
Sipas tij, është mëse normale të ndodhë një mutacion i virusit sa herë që ai bie në kontakt me një ambient të ri.
Fauci tha se zyrtarët britanikë dhe amerikanë po studiojnë nëse ky variant i ri i bën njerëzit më të sëmurë dhe tani rezulton të mos jetë kështu. Ai shtoi se me siguri vaksinat e mbulojnë edhe mbrojtjen nga ky variant i ri i virusit korona.
