Maqedoni

ARM, u ndanë vendime për 200 ushtarë profesionistë

28.12.2020 14:13

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke folur në ceremoninë e ndarjes së vendimeve në kazermën “Ilinden” në Shkup...

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke folur në ceremoninë e ndarjes së vendimeve në kazermën “Ilinden” në Shkup, tha se ky vit për të gjithë botën do të mbahet mend për pandeminë me virusin Korona, por RMV do ta kujtohet edhe si vit i anëtarësimit në NATO.  
 
“Për të gjithë në Armatën e Maqedonisë, ky është edhe vit i NATO-s, anëtarësim ky për të cilin punuam dhe u munduam plot 30 vite. Sot ju nuk po bëheni vetëm ushtarë të një armate të thjeshtë, por ju sot jeni edhe ushtarë të NATO-s. Në këtë armatë ka pjesëtarë të nacionaliteteve të ndryshme dhe që i përkasin feve të ndryshme, por sot të gjithë ju po bëheni pjesë e kësaj familje të madhe në të cilën nuk ka dallime. Ky institucion nuk ju shikon më përmes prizmës së emrin dhe mbiemrit tuaj, apo përkatësisë suaj fetare apo kombëtare.”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes e RMV-së, Radmilla Shekerinska.
 
Krahas ndarjes së vendimeve për 200 pjesëtarët e rinj të ARM-së, në këtë ceremoni u bë edhe avancimi i 125 ushtarëve në gradën e nënoficerëve.  Konkursi i radhës për pjesëtarë të rinj të ARM-së pritet të hapet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ku priten të pranohen edhe 250 ushtarë. 
 
FITIM KRYEZIU