Maqedoni

Operacion policorë në Shkup dhe Kumanovë, u arrestuan 8 pjesëtarë të një grupi terrorist

28.12.2020 14:29

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Nacionale dhe të udhëhequr nga Prokurori Publik...

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Nacionale dhe të udhëhequr nga Prokurori Publik, gjegjësisht nga Prokuroria Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kanë realizuar një aksion policor në Shkup dhe Kumanovë, ku siç thuhet janë arrestuar 8 anëtarë të një grupi terrorist. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Toni Angellovski, ka dëshmi të qëndrueshme se 8 të arrestuarit kanë qenë në bashkëpunim dhe i kanë ndihmuar grupit i cili ishte arrestuar kohë më parë në Kumanovë për të njëjtën vepër.  
 
“Gjatë ditës së djeshme është realizuar aksion, ku janë arrestuar 8 persona - anëtarë të një grupi terrorist. Po ashtu janë bastisur 8 lokacione, 5 në Kumanovë dhe 3 në Shkup. Personi me iniciale B. A. nga Kumanova ka qenë themelues i grupit, ku përpos më herët të arrestuarve pjesëtarë të këtij grupi V. A. dhe E. L., kanë qenë pjesëtarë edhe personat të cilët janë arrestuar mbrëmë. Ky grup kishte ideologji të veprimit ISIS, ku për qëllim kishin realizimin e vrasjeve dhe shkatërrimin e objekteve publike me të vetmin qëllim, që të krijohet frikë tek qytetarët.”,- deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.
 
Angelovski po ashtu potencoi se anëtarët e grupit kanë siguruar armatim dhe mjete financiare. Ky grup për komunikim të tyre kanë shfrytëzuar rrjetin WhatsAPP, përmes së cilës është organizuar bartja e armëve dhe mjeteve. Më 31 gusht të këtij viti janë arrestuar tre persona dhe më tej gjatë hetimeve është zbuluar se pjesë e atij grupi janë edhe 8 të arrestuarit në operacionin policor të së dielës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë potencuar se qytetarët nuk duhet të jetë në shqetësuar për akte më të mëdha terroriste, gjatë festave të fund vitit, sepse MPB ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjendjen e sigurisë.    
 
FITIM KRYEZIU