TVM shënon përvjetorin, 76 vite zë në skenën mediatike

28.12.2020 16:37

Si sot para 76 viteve nisi të emitojë sinjal Radio e Maqedonisë....

Si sot para 76 viteve nisi të emitojë sinjal Radio e Maqedonisë. 28 dhjetori i vitit 1944 konsiderohet edhe si fillim zyrtar i funksionimit të Radios së Maqedonisë, ndërsa 20 vjet më pas nga studio në lagjen Nerez u emitua edhe ditari i parë televiziv.

Ky përvjetor shënohet në një atmosferë më ndryshe për shkak të pandemisë, ndërsa si vit të jashtëzakonshëm e konsiderojnë edhe të punësuarit.

“Në këtë kohë pandemie, redaksia informative ka funksionuar në kushte ashtu siç ka funksionuar edhe shteti, por edhe e gjithë bota. Edhe pse në këtë kohë kemi një garë lajmesh ekskluzive, por servisi publik gjithmonë duhet të mbajë llogari që të mos kemi informacione të paverifikuara për shkak se ky është roli i servisit publik.”,- deklaroi redaktori në Redaksinë Informative (TVM1).

“2020 na ka sjellë sfida të gjithëve, veçanërisht për një sistem të madh siç është TVM. Me gjithë ne kemi arritur t’i mbulojmë të gjitha ngjarjet të cilat kanë qenë në plan. Kuptohet, ato ngjarje që kemi mbuluar kanë qenë të realizuara në kushte të veçanta, p.sh. nga 3 netët e festivalit është mbajtur vetëm 1 natë.”,- tha përgjegjësi i sektorit të montazhit, Pero Popov.

“Sporti u gjend do thosha në një moratorium të shkurtët. Jemi të kënaqur që ishim pjesë e suksesit më të madh të përfaqësueses së futbollit, mendoj që sportet kolektive ajo ishte ngjarja që ngjalli më shumë interes në këtë vit kalendarik.”,- theksoi redaktori i sportit (TVM1), Dragan Nikollovski.

Me këtë rast u organizuar edhe një ceremoni solemne e përcjelljes në pension të 45 të punësuarve në tv dhe radio.

“Është e vështirë kur njeriu pensionohet, por është pension i merituar. Unë realisht në programin shqip jam që nga viti 1977. Kam kaluar shkallë të ndryshme që nga emisionet e rinisë, organizatave të ndryshme, kam punuar për ekonominë më në fund isha edhe raportues nga Parlamenti.”,- u shpreh pensionisti, Mustafa Peza.

“Në TVM kam kaluar 4 dekada. Kujtimet janë nga më të ndryshmet e të panumër të ketë të lexuara, emisione të bukura, edukuese, dokumentare… Lajmet ndër vite janë ashtu siç janë ka pasur të mira, por për fat të keq vitet e fundit nuk ishin edhe aq të mira as për dëgjuesit…”,- deklaroi një pensioniste.

Me rastin e 25 vjetorit në ambientet e Servist Publik ishte edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Që nga viti 1993, Servisi Publik Nacional është edhe anëtar aktiv i rrjetit evropian radiodifuziv. Radio e Maqedonisë aktualisht transmeton programe në nëntë gjuhë në katër kanale. Përveç përmbajtjeve të tjera, Radio e Maqedonisë është i vetmi që transmeton programe për njerëzit me dëmtime në dëgjim. (Zekirja Mexhiti, TVM2)