Zaev: Grubi e shkarkoi Shpat Kasapin

28.12.2020 18:43

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, e ka shkarkuar Shpat Kasapin....

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, e ka shkarkuar Shpat Kasapin nga pozicioni i Këshilltarit për Kulturë pas njoftimeve se ai u ndalua për posedim droge.

Këtë e konfirmoi kryeministri, Zoran Zaev, i cili tha se Grubi e ka njoftuar për shkarkimin e Kasapit, pasi është e palejueshme që një këshilltar në nivelin e kabinetit më të lartë të përdorë drogë.

Nga Ministria e Brendshme zyrtarisht nuk kanë dhënë sqarime lidhur me rastin e Kasapit.