Kroaci, tërmeti prej 5.2 shkallësh shkaktoi dëme materiale

28.12.2020 19:56

Mëngjesin e sotëm Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm...

Mëngjesin e sotëm Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka shkaktuar dëmeve të shumta materiale.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tërmeti me fuqi prej 5.2 shkallësh të Richterit kishte epiqendër pranë qytetit Sisak, rreth 50 kilometra në jug të Zagrebit. Tërmeti u pasua edhe nga dy goditje të tjera rreth 5 shkallëshe.

Zyrtarët shtetërorë e vizituan Sisakun dhe iu premtuan banorëve se do t’i sanojnë të gjitha dëmet.

Kryeministri, Plenkoviç tha se: “Të gjitha shërbimet do të jenë në dispozicion të qytetarëve. Këtu është mbrojtja civile, Ministria e Mbrojtjes nëse ka nevojë për ndihmë. Dëmet janë më të mëdha në Petrinja sesa në Sisak. Na vjen mirë që nuk ndodhi ndonjë dëm më i madh. Tani kemi përvojë dhe do të përpiqemi t’i rimëkëmbim dëmet, ta ndihmojmë Sisakun, Petrinjën dhe gjithë qarkun të riparohen sa më shpejt të jetë e mundur” – deklaroi Plenkoviç.