Maqedoni
Parashikimi i motit
29.12.2020 09:06
Mot sot në mëngjes në disa pjesë të vendit do të jetë me mjegull, ndërsa gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm...

Mot sot në mëngjes në disa pjesë të vendit do të jetë me mjegull, ndërsa gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell, posaçërisht në lindje. Në pjesët e skajshme perëndimore do të jetë më shumë me vranësira dhe do të ketë dukuri të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 16 gradë celcius.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell dhe erë të matur deri të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 3 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 13 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, meteorologët parashikojnë reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore.
