Botë

Anulimi i vetos së Trump, Dhoma e Përfaqësuesve votoi “PËR”

29.12.2020 09:32

Dhoma e Përfaqësuesve votoi të hënën për të tejkaluar veton e Presidentit Trump ndaj projektligjit prej 740 miliardë dollarësh...

Dhoma e Përfaqësuesve, organi i Kongresit Amerikan në të cilin shumica përbëhet nga demokratët, votoi për anulimin e vetos që Presidenti amerikan në largim Donald Trump investoi në Ligjin për Financimin e Programeve të Mbrojtjes - me vlerë 740 miliardë dollarë.
 
Tani është koha që Senati i SHBA, në të cilin shumica përbëhet nga Republikanët, të vendosë për këtë - dhe votimi pritet gjatë javës. Nëse ai organ i Kongresit Amerikan merr një vendim në përputhje me Dhomën e Përfaqësuesve - kjo do të jetë anulimi i parë i vetos gjatë sundimit të Presidentit aktual Trump. Një shumicë prej dy të tretave të anëtarëve të të dy dhomave të Kongresit është e nevojshme për të përmbysur veton presidenciale. Ligji për Financimin e Programeve të Mbrojtjes duhet të rregullojë rritjen e pjesëtarëve të ushtrisë Amerikane, por edhe politikën e Sekretariatit për Mbrojtje - Pentagon për sa i përket numrit të trupave, sistemeve të armatosura dhe çështjeve të personelit.