Maqedoni
Nuk respektuan orarin e punës, mbyllen disa objekte hotelerike në Shkup
29.12.2020 11:05
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje nga ora 16:00 deri në ora 23:00 janë kontrolluar 297 objekte hotelerike...

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje nga ora 16:00 deri në ora 23:00 janë kontrolluar 297 objekte hotelerike, ndërsa shkelje janë konstatuar në Bit Pazar, Saraj dhe Aerodrom.
Në fshatin Bojanë në një restorant në pronësi të B.B., ka pasur rreth 80 mysafirë që kanë festuar. festa është ndaluar në orën 16:30 dhe objekti është mbyllur nga Inspektorati. Do të parashtrohet edhe kallëzim penal për pronarin.
Në ora 18:20 në objektin në rrugën “Otokar Kershovani” në pronësi të A.Sh., janë zbuluar mysafirë dhe më pas objekti është mbyllur. Kundër pronarit do të parashtrohet kallëzim penal.
Në rastin e tretë, në ora 19:00 në objekt hotelerik në rrugën “Venijamin Mançukovski” janë zbuluar nëntë persona dhe më pas objekti është mbyllur, kurse personi përgjegjës është privuar nga liria.
