Maqedoni

Këshilli i Komunës së Kërçovës miratoi buxhetin e vitit të ardhshëm prej 15 milion e 600 eurosh

28.12.2020 19:56

Në mbledhjen e 43-të me radhë, Këshilli i komunës së Kërçovës miratoi buxhetin e vitit...

Në mbledhjen e 43-të me radhë, Këshilli i komunës së Kërçovës miratoi buxhetin e vitit të ardhshëm që kap shumën prej 15 milion e 600 mijë eurosh të cilat do të investohen në veprimtari komunale, arsim, kulturë sport, ekologji dhe në projekte të ndrshme kapitale për zhvillimin komunal. 
 
Seanca e fundit e Këshillit të komunës së Kërçovës për vitin 2020, fokusoi debatin për propozim buxhetin e vitit 2021, i cili kap vlerën prej 15 milion 600 mijë euro, nga të cilat, mbi 7 milion euro janë paraparë për bllok dotacione dhe 6 milion për buxhetin themelor. Ky buxhet përmbledh përqindjen më të lartë të kërkesave të qytetarëve dhe krahasuar me vitin e kaluar, buxheti i vitit që vjen ka një rritje prej 2.5 milion euro, tha kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.
 
Buxheti i propozuar për vitin 2021, u mbështet nga shumica e këshilltarëve të cilët i dhanë dritë jeshile edhe propozimit për ekzekutimin e buxhetit për vitin që vjen.
 
Në vazhdim të mbledhjes këshilltarët miratuan edhe planet vjetore financiare për vitin 2021 në shkollat e qytetit të Kërçovës, Drita, Mirko Mileski, Sande Shterioski dhe Vlladimir Polezhinoski, si dhe raportin për vlersimin e dëmit nga fatkeqsitë natyrore.
 
SHABAN DALIPI