Botë

Operacioni i rrallë SHBA-Rusi, shkatërrohet rrjeti i kokainës

29.12.2020 12:13

Shërbimi Federal rus i Sigurisë bëri me dije se gjatë një bashkëpunimi me autoritetet amerikane...

Shërbimi Federal rus i Sigurisë bëri me dije se gjatë një bashkëpunimi me autoritetet amerikane u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë.
 
Në një deklaratë të rrallë mbi bashkëpunimin në zbatimin e ligjit mes Moskës dhe Uashingtonit, FSB tha se gjatë operacionit të përbashkët me DEA u sekuestruan 330 kilogramë, kryesisht në rajonin e Moskës.
 
FSB nënvizon se operacioni i përbashkët, filloi në Shën Petersburg në muajin maj dhe ndihmoi në identifikimin dhe ndalimin e anëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Rusi.
 
FSB tha se sasia e kokainës së kapur mund të arrinte shifrën e 13 milionë dollarëve nëse do të dilte në treg.