Maqedoni
ASH-AA: Regjistrimin të mos e zbatojë enti për statistika
29.12.2020 14:11
Pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta rreth prpozim ligjit për regjitrim të popullsisë...

Pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta rreth prpozim ligjit për regjitrim të popullsisë. Nga koalioni AA-ASH vlerësojnë se nevojitet plotësim i propozim-ligjit për popullsi me disa amendamente, të cilat do të risin besimin në tërë këtë proces.
"E para nga shtyerja e afatit të fundit të regjistrimit deri në 30 prill që mos të ndodhë të ngelet, të mbetet ndonjë njësi pa regjistruar sepse nëse shkojmë konform ligjit me afate të caktuara do të ndodh që të ketë të paregjistruar. E dyta që përmbledhës i të dhënave mos të jetë Enti për Statistika, sepse ne nuk kemi besim në një ent i cili është njënacinal dhe nga nëntë departamente apo ushëheqës asnjë nuk ka shqiptarë. Ne do të kërkojmë që realizimin t bëjë Komisioni për Regjistrim Shtetëror, i cili do të jetë në kuadër të qeverisë dhe do të përzgjedhet nga ana e qeverisë.", tha Skender Rexhepi nga ASH-AA.
VMRO-DPMNE: Të regjistrohet vetëm popullata rezidente
Edhe nga VMRO-DPMNE thonë se propozm ligji ka shumë paqartësi. Ngulin këmbë se nevojitet zbatimi i një metodologjie si dhe blerja e aparateve për gjurmim të gishtërinjëve, në mënyrë që të regjistrohet vetëm popullata rezindente në vend.
“Arsyetimet se ajo është një operacion i shtrenjtë dhe duhet kohë nuk mban, për shkak se në KSHZ ka vendim për prokurimin e aparateve, por nuk janë lëshuar para nga buxheti. Republika e Maqedonisë një kohë të gjatë pret regjistrim, por Maqedoia pret regjistrim i cili do të jep të dhëna krediibile statistikore të cilat do ti shërbejnë shtetit, në të kundërtën do të vlerësojmë se kjo është një operacion politik i partive në pushtet.”, tha nikolla micevski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Nuk do të lejojmë bllokim të regjistrimit
Propozimet e këtilla nga LSDM i shohin si tentim për bllokim të procesit të regjistrimit. Nga LSDM thonë se në vitin 2021 do të ketë regjistrim, për shkak të mirëqenies së shtetit. Vlerësojnë se ky proces nuk duhet të trajtohet si operacion politik, por si operacion statistikor.
“Është nebuloze do të thoja, që pas shumë bisedimeve të gjata me ekspert vendas dhe ndërkombëtar, të gjitha institucioneve relevante nlë krijimin e këtij propozim-ligji, ata tani dalin me një propozim për gjurmim të gishtërinjëve. Unë do të pyes, a duhen ato me të vërtetë të ketë regjistrim të popullsisë në vitin 2021 apo nuk duan. Propozim e këtilla kanë një qëllim të vetëm shtyerjen e një operacioni të këtillë.”, tha Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimm me gazetarët ka njoftuar se ligji i ri për regjistrimin, do të vendoset në seancë pas 18 janarit.
“Ligji i përmbush kushtet për zbatimin e regjistrimit, ndërsa zbatimi i plotë do të varet nëse deputetët do të dorëzojnë amendamente dhe nga puna praktike në terren”, ka thënë kryeprarlamentari Xhaferi.
ERSAN PAJAZITI
