Maqedoni

Konkursi i MPB–së për 600 polic të rinjë, Stoilkovski: Edhe një dëshmi për partizim të policisë

29.12.2020 14:54

VMRO–DPMNE reagon ndaj thirrjes publike të MPB-së për punësimin e 600 policëve të rinj...

VMRO–DPMNE reagon ndaj thirrjes publike të MPB-së për punësimin e 600 policëve të rinj. Zëdhënësi i kësaj partie Naum Stoilkovski akuzon Ministrin e brendshëm Oliver Spasovski për partizim të policisë. 
 
"Thirrja Publike për Ministrinë e Brendshme nga Oliver Spasovski është një njoftim për qendrat komunale të LSDM-së, ku sipas informacionit, listat për 600 punësime të reja të anëtarëve të partisë së LSDM-së tashmë janë duke u bërë. Kjo është edhe një dëshmi tjetër për partizimin e policisë, gjegjësisht se Oliver Spasovski po bën një polici partiake.", deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE-së.