Maqedoni

Antikorrupsioni: Në kontroll prona e gjykatësve, funkionarëve

29.12.2020 11:19

Pas festave të fundvitit ,Komisoni për antikorrupsion do të kontrrollojë gjendjen pronësore të 15 kryetarëve.....

Pas festave të fundvitit ,Komisoni për antikorrupsion do të kontrrollojë gjendjen pronësore të 15 kryetarëve të komunave në mesin e të cilëve edhe atë të Kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov për shkak të shumës së mjeteve finansiare të cilat i posedojnë. Në kontrollë do të përfshihen edhe gjykatës dhe funskionarët qeveritarë.

 
"Do të përfshihen gjykatës nga i gjithë teritori i vendit të cilët i kanë paraqitur qytetarët përshkak të pakënaqësisë nga aktvendimet gjyqësore. Bëmë një analizë të lëndëve që i kemi pranuar dhe në bazë të asaj do të përgaditet edhe lista e këtyre gjykatësve.", tha Biljana Ivanovska, Komisioni për antikorrupsion.
 
Fushveprimi dhe vëllimi për funksionarët akoma është në nivel të njejtë sikurse edhe vitet paraprake përshkak të paisjes joadekuate teknike të shërbimeve u ankuan nga Komisoni.
 
"Softveri akoma i pasiguruar dhe paraqitja online e deklaratës për gjendjen pronësore janë faktor që kufizojnë qasjen e plotë në deklaratat për gjendjen pronësore.", tha Sofka Pejovska Dojçinovska, Antare e Komisonit për antikorrupsion.
 
Që të realizohet e planifikuara është e nevojshme Kuvendi sa më shpejtë të miratojë Strategjinë nacionale për luftë kundër korrupsionit Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka premtuar se do ta vë së shpejti në rend dite. Në brifing me gazetarët ai theksoi se fati i kërkesës së antikorupsionit për ndryshime të ligjeve sistematike është në duar të deputetëve. Antikorrupsionierët disa herë theksuan se këto ligje janë gjenerator i korrupsionit dhe përplasje të inetersave posaqërisht gjatë punsimeve.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI