Maqedoni
Debat publik, konkursi për anëtarë të KPMD–së
29.12.2020 15:22
Komisioni për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve zhvilloi debat publik për kandidatët e paraqitur....

Komisioni për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve zhvilloi debat publik për kandidatët e paraqitur në konkurisn për anëtarë të komsionit për parandalim dhe mbrojtje të diskriminimit. Deputeti Igor Janushev kërkon që të të ketë qasje në dokumentet për të ditur nëse aplikuesit me të vërtetë i posedojnë të gjitha dokumentet e nevojshme.
"Si anëtar i komisionit mendoj se duhet të kem qasje në dokumente që të shoh nëse kadidati i caktuar plotëson ose jo kushtet.", tha Igor Janushev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Pasi deputeti Janushev vlerësoi se një nga kandidatët e intervistuar nuk plotëson kushtet e konkursit, deputetja e BDI-së Arta Bilalli Zendeli mbrojti aplikantët e paraqitur për çka thotë se çështja administrative iu takon shërbimeve gjegjëse dhe jo komisionit për zgjedhje dhe emërime. Edhe deputeti Dime Velkovski thotë se të gjithë kandidatët e paraqitur kanë nënshkruar deklaratën për dokumentet e bashkëngjitura.
"Kisha dashur që si zv.anëtare e komisionit të kemi një qasje më korrekte ndaj kandidatëve dhe jo ti diskulaifikojmë për shkak se ne jemi të zgjedhurit e popullit dhe nuk jemi as gjykatës, as vlerësues, parashto pyetjen, mbaje përgjigjen, mirëpo jo me diskualifikimie personale para publikut.", tha Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së.
"Kandidatët e paraqitur kanë deklaratën e tyre për dokumentet e nevojshme, por mgjithatë do ti shohim aplikimet këtu dhe lirisht mund të parashtrojmë pyetje.", tha Dime Velkovski, deputet i LSDM-së.
Më 27 tetor kuvendoi miratoi ligjn për parandalim dhe mbrojte nga diskriminimi i cili parasheh themelimin e komisionit prej 7 anëtarësh i cili do të merret me mbrotje nga diskriminimi. Në këtë konkurs janë paraqitur gjithsej 44 kandidatë dhe emrat e tyre janë publikuar në faqen e kuvendit, e-parlament.
NERMINE MULAKI
