Maqedoni

Strugë, anulohen organizimet për festat, shtohen kontrollet nëpër qendrat turistike

29.12.2020 16:17

Ndryshe nga vitet të tjera, këtë vit për festat e fundvitit nuk do të ketë koncerte apo evenimente të tjera në sheshin e qytetit të Strugës....

Ndryshe nga vitet të tjera, këtë vit për festat e fundvitit nuk do të ketë koncerte apo evenimente të tjera në sheshin e qytetit të Strugës. Nga komuna e Strugës thonë se situata me pandeminë ka bërë që këtë vit, si në të gjithë vendin, edhe në Strugë do të anulohen të gjitha evenimentet. Ata thonë se fondet që më herët janë përdor për organizimet e festave të fundvitit, këtë vit do të shkojnë për familjet në nevojë. Mes tjerash, ata apelojnë deri tek qytetarët që të mos ketë grumbullime në sheshin e qytetit. 
 
“Pas vendimit të qeverisë për ndalimin e aktiviteteve të ndryshme për festat e fundvitit, komuna e Strugës ka sjell vendim që të gjithë aktivitetet janë të ndaluara dhe të gjithë mjetet financiare të parapara për aktivitetet e ndryshme do tju shpërndahen familjeve skamnore.”, tha Erkanda Bauta, shefe e kabinetit të kryetarit të komunës.
 
Edhe në qytetin e Ohrit janë anuluar të gjitha organizimet. Megjithëse sheshet e këtyre dy qyteteve nuk do të jenë të mbushura si vitet e kaluara, është rritur kërkesa për apartamente dhe banesa. Për shkak se festat mund të sjellin grumbullime, do të shtohen edhe kontrollet nëpër qendrat turistike. Inspektorët e tregut dhe policia do të kontrollojnë kafenetë, restorantet, hotelet dhe apartamentet për të siguruar që masat e sigurisë kundër përhapjes së koronavirusit po respektohen.
 
“Ata që posedojnë shtëpi fundjave, rekomadnimi është që të mos jepen me qera dhe të mos keqpërdoret mbledhja e grupeve të mëdha në ato objekte. Ndërsa objektet që janë regjistruar si të tilla, mund të punojnë nëse i respektojnë rregullat.”, tha Cvetko Risteski, Shef i inpektoriatit të tregut në Ohër.
 
“Të përgatitemi para kohe për atë që vjen, zbatim i plotë dhe i rreptë i të gjitha rekomandiveme, për të mbrojtur popullin nga Covid 19, ti respektojnë këto rregulla dhe sigurisht janë lajmëruar që policia do të bëjë kontrolle intensive.”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.
 
Gjatë ditëve të kaluara, vetëm në zonën e Ohrit, inspektorët e tregut kanë dhënë 12 gjoba për mos respektimin e rregullave. Ndërsa ditën e djeshme janë dhënë 27 gjoba në Strugë dhe 35 gjoba në Ohër ndaj qytetarëve, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse. 
 
ILMIE ZHAKU