Kriza “Covid 19”, goditë kompanitë e eksportit

29.12.2020 16:51

Kriza Covid 19 goditi kompanitë e orientuara drejt eksportit....

Kriza Covid 19 goditi kompanitë e orientuara drejt eksportit, kryesisht duke ngadalësuar rritjen e përgjithshme, investime dhe përfitimin kurse goditja ishte më e fortë për investitorët e huaj sesa për kompanitë vendase, thuhet në raportin mbi një studim të kompanive më të mëdha të eksportit të vendit dhe potencialit të tyre për rimëkëmbje në periudhën post-kovid së të OJQ-së "Finance Think".

 “Ne duhet të vërejmë se kompanitë e orientuara nga eksporti po kthehen me shpejtësi në rrugën e vjetër dhe ky potencial është më i madh që investitorët e huaj të kthehen në atë rrugë” – tha Blagica Petreski, kryekonomist në Finance Think.

Pandemia me kovid 19  ka pasur efekte afatgjata në konkurrencën e kompanive, të shprehura përmes humbjeve të pjesëve të tregut, rënies së përfitimit dhe falimentimit.

Sipas “Finance Think”, eksportuesit presin një rritje të konsiderueshme në të ardhurat, përfitimin, investimet dhe ritmet e rritjes së kapitalit në vitin 2021, ndërsa borxhet, punësimi dhe ritmet e rritjes së pagave ka gjasa të mbesin në nivelin e  pandemis.

Sidoqoftë, kërcimi i pritshëm i të ardhurave, investimeve dhe kapitalit nuk do të jetë i plotë, dmth nuk pritet të arrijë shpejt niveli ie para-pandemisë.

“Pra, do të ketë rritje pozitive në periudhën post-kovid, por do të jetë më e ulët  në histori” – u shpreh analisti ekonomik në “Finance Think”, Bojan Srbinoski.

“Rekomandimi i parë ka për qëllim harmonizimin e tarifave doganore në përputhje me BE dhe nën-masa e parë është ulja ose përjashtimi nga detyrimet e importit për blerjen e makinerive dhe ndërtimin e objekteve të reja” – u shpreh Bllagica Petreska nga Instituti “Finance Think”.

Eksportuesit e mëdhenj presin një përshpejtim të dukshëm në rritjen e punësimit, ndërsa ata me më pak se 10 milion euro përfitime presin një përshpejtim të lehtë në rritjen e pagave. 73 ndërmarrje të orientuara nga eksporti morën pjesë në sondazhin e “Finance Think”. (Sedat Pajaziti, TVM2)