ASH: Duhet organizim më i madh për sigurimin e vaksinës
Aleanca për Shqiptarët apelon për organizim më të mirë institucional....

Aleanca për Shqiptarët apelon për organizim më të mirë institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar me qëllim të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës kundër Covid 19.
Gjithashtu fton që në ndihmën prej 30 mijë denarëve që ndan dikasteri i Shëndetësisë për personelin mjekësor të përfshirë në luftën kundër “Covid 19”, të mos anashkalohen edhe mjekët amë dhe nëpunësit administrativ në spitale të cilët po ashtu kanë qenë pjesë e menaxhimit me pandeminë.
“Apelojmë për bashkëpunim ndërkombëtar për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje të barabartë në vaksina dhe trajtim gjatë pandemisë së koronavirusit. Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që ti lejë anash të gjitha angazhimet dhe prioritet mbi të gjitha prioritetet të jetë sigurimi i vaksinave sa më shpejtë dhe sasi adekuate, duke përdorur të gjitha mekanizmat e mundshme, korin diplomatik në vend, antarësinë në NATO dhe ndihmën e shteteve anëtare në Bashkimin Evropian. Ministrisë së Shëndetësisë me apel që të organizojë një takim multilateral me ministrat e shëndetësisë të Ballkanit perëndimor, ku do të merrej qëndrim për aplikim të përbashkët për sigurim të vaksinave nga sistemi covax, nga shtetet anëtare të BE-së ose në mënyrë direkte nga kompanitë farmaceutike” – tha Aleanca për Shqiptarët, Bekim Tateshi.
