“Covid 19”, 17 viktima, 498 raste të reja, 606 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2467 testime të bëra ka regjistruar 498 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa janë shëruar 606 pacientë.
Derisa po ulen shiftat covid festat e ardhshme janë një sfidë e re në betejen me pandeminë. Në restorante dhe bare nuk do të festohet. Autoritetet bëjnë thirrje që të mos kete tubime masive edhe nëpër shtëpi. Mjekët me apel që të respektohen masat.
“Sigurisht ka ulje graduale por kjo nuk nënkupton se duhet të lirohemi sepse na presin festa, mundësi që të përballemi me qytetarë të pandërgjegjëshëm, por besoj që ky numër do të jetë i vogël. Por ne duhet edhe më tej të kujdesemi seriozisht në përhapjen e virusit” – tha dr.Milena Stevanoviq, Drejtore e Klinikës për smundje infektive.
Edhe më tej grupmosha më e rrezikuar mbetet ajo e personave mbi 60 vjeç. (Flutura Latifi, TVM2)
