Për “In Vitro” mbi 40 % me dokumentacion të pa kompletuar
Fondi i Sigurimit shëndetësor në kuadër të projektit “Më afër të të sigururarve “ në bashkëpunim me Shoqatën e Gjinekologëve të Maqedonis organizuan sot një takim pune më qëllim të informimit të gjinekologëve për dhënjen e ifnormacioneve dhe zbatimin e analizave më të detajuara për pacientët e siguruar të cilët aplikojnë për të fituar të drejtën për shërbimet IN VITRO.......

Sipas Xhemali Mehazit në bazë të të gjitha analizave të bëra nag Fondi i Sigurimit shëndetësor në 10 muajt e parë të këtij viti mbi 40 % e kërkesave kan rezultuar me dokumentacion të pakompletuar.
“Ne vlerësojmë në bazë të gjitha analizave që të siguruarit tanë janë jo mfjaftushëm të informuar lidhur me të drejtën e tyre në shërbimin In Vitro dhe gjithashtu vlerësojmë se mjekët gjenekologë amë nuk kanë arritur që ti pajisin me të gjitha analizat e nevojshme për fitimin e kësaj të drjete.Këtë të drejtë mund ta fitojë cdo i siguruar tek i cili mjektët konstatojnë se pacienti ka nevojë për këtë lloj shërbimi” – deklaroi, Xhemali Mehazi.
“Sot jemi këtu që të korrigjojmë lëshimet ë bëra qofshin të natyrës teknike apo profesionale me qëllim që të këmi një realizim të suksesëshmëm të këtij projekti I cili do të jetë në favor të qytetarëve të Maqedonisë” – tha Kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve, Dushko Filipovski.
Mehazi bëri të ditur së që nga 1 janari 2015 të drejtën për fitimin e shërbimit In Vitro të gjithë aplikantët kan mundësi të shfrytëzojnë edhe për fëmijën e dytë ndërsa dokumentacioni i nevojshëm për plotësimin e kësaj kërkese është i ngjajshëm më të parin. (Valbon Bexheti, TVM2)
