Maqedoni

Pyetje të deputetëve në Kuvend

30.12.2020 11:03

Parashtrimi i pyetjeve të deputetëve është në rendin e ditës të seancës së sotme...

Parashtrimi i pyetjeve të deputetëve është në rendin e ditës të seancës së sotme të 27-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Seanca do të mbahet sipas procedurës së zakonshme për pyetjet e deputetëve, ndërsa përparësi do të kenë deputetët nga opozita të VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe të Majtës.
 
Çdo pyetje e tretë në seancë, e cila do të fillojë në ora 11, do të jetë nga deputetët e shumica parlamentare, LSDM dhe BDI.