Botë

Aborti në Argjentinë, senati voton pro

30.12.2020 11:31

Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë....

Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.
 
Senatorët votuan në favor të projektligjit pas një seance maratonë me 38 vota pro, 29 kundër dhe një abstenim.
 
Ligji është novator për Amerikën Latine, një rajon i cili ka disa nga ligjet më kufizuese të abortit në botë.
 
Projekt-ligji ishte miratuar tashmë nga Dhoma e Deputetëve dhe mbështetur nga Presidenti Alberto Fernández.
 
Kalimi erdhi dy vjet pasi senatorët votuan ‘me vështirësi’ kundër legalizimit të abortit.
 
Kisha Katolike, e cila mbetet me shumë  ndikim në Amerikën Latine, e kishte kundërshtuar këtë veprim.
 
Ajo u kishte bërë thirrje senatorëve që të refuzojnë projekt-ligjin. Papa Françesku, i cili është argjentinas, kishte postuar në Twitter vetëm disa orë para debatit se “çdo i dëbuar është një fëmijë i Zotit”.