Botë

SHBA, shfaqet varianti i ri i virusit korona

30.12.2020 12:10

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kolorado, është regjistruar rasti i parë i një personi të infektuar...

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kolorado, është regjistruar rasti i parë i një personi të infektuar me variantin shumë efektiv të virusit korona që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuara.
 
Pacienti është një i ri në të 20-at e tij, pa histori udhëtimi të kohëve të fundit. Ai, aktualisht, është në izolim dhe po mbahet nën survejim nga ekipet shëndetësore.
 
Zyrtarët shëndetësorë të Kolorados bënë me dije se po punonin për të identifikuar kontaktet dhe rastet e tjera të mundshme të variantit të ri.
 
Ky zhvillim i fundit vjen pasi Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, kritikoi mënyrën si po menaxhohet shpërndarja e vaksinave nga administrata Trump.
 
SHBA-ja, aktualisht, raporton më shumë se 19 milionë infeksione dhe mbi 337 000 vdekje nga virusi korona.