Analistët: Maqedonia krahas emrit të zbatojë edhe reforma

15.11.2014 14:19

Krahas çështjes së emrit vendi duhet me intensitet të punojë në zbatimin e reformave nëse dëshiron që në samitin e radhës të dhjetorit Bashkimi Evropian t’i shkurtojë listën e rekomandimeve.......

Kështu vlersojnë ekspertët Agim Nuhi dhe Petar Arsovski lidhur me procesin integrues të vendit. Mandje ata shtojnë se vendi duhet të nxisë zgjidhjen e problemit të emrit me qëllim që të shkurtohet rruga drejt BE-së.

“Në rradhë të parë ne vet duhet të provokojmë çështjen e zgjedhjes së alternativave për emrin me qëllim që të zvoglohen shkeljet që i bëjnë drejtësisë dhe drejtshmërisë evropiane në fushen e integrimit dhe standarteve substanciale të cilat  t’i  kanë vendosur si kushte për integrimine vendit në BE” – tha profesori universitarë, Agim Nuhiu.

“Mund të presim përsëritjen e vërejtjeve të kaluara dhe një nxitje për qeverinë që të tregojë një iniciativë të shtuar lidhur me zgjidhjen e emrit.Ndërkohë edhe për kundër asaj se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjërim kjo nuk do të thotë se duhet ti ndërpresim reformat. Në këtë periudhë ne duhet të punojmë që procesin e bisedimeve ta shkurtojmë” – deklaroi analisti,  Petar Arsovski.

Nuhiu dhe Arsovski janë skeptikë se në samitin e radhës Bashkimi evropian do të konstatojë ndonjë progres të theksuar për sa i përket zbatimit të rekomandimeve të BE-së marrë parasyshë edhe deklaratat e fundit të eurokomesarit për zgjërim Johanes Han se në pesë vitet e radhës nuk do të ketë zgjërim të BE-së. (Naim Ramadani, TVM2)