Botë
Gjermani, mbi 1 mijë viktima nga virusi korona në 24 orë
30.12.2020 12:35
Rekord vdekjesh nga virusi korona në Gjermani. Sikurse njofton Instituti Robert Koch....

Rekord vdekjesh nga virusi korona në Gjermani. Sikurse njofton Instituti Robert Koch, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1129 viktima.
Kjo shënon herën e parë që nga nisja e pandemisë, që vendi tejkalon 1 mijë vdekje në ditë.
Raportimet shqetësuese vijnë teksa Gjermania ka nisur zyrtarisht fushatën e saj të vaksinimit, dhe ka siguruar 30 milionë doza shtesë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, duke thyer kështu paktin europian.
Vendimi u komentua me nota zhgënjimi rreth Europës, dhe polemika për shpërndarjen e padrejtë të dozave, me Gjermaninë që ka siguruar më shumë se shtetet e tjera.
