Botë
Britani e Madhe, miratohet vaksina e dytë kundër virusit korona
30.12.2020 13:01
Agjencia Rregullatore për Barnat në Britaninë e Madhe miratoi vaksinën e dytë...

Agjencia Rregullatore për Barnat në Britaninë e Madhe miratoi vaksinën e dytë që do të përdoret në vend, kundër virusit korona që është ajo e AstraZeneca.
Vaksina, me emrin e koduar AZD1222, është zhvilluar nga Universiteti i Oksford, me mbështetjen e gjigantit farmaceutik britaniko-suedez AstraZeneca.
Rezultatet e testeve klinike të kësaj vaksine kanë treguar se ajo është 90% efektive për të parandaluar virusin korona, njësoj si rivalet e saj të Pfizer dhe Moderna.
