Maqedoni
Ambasada e Gjermanisë, donacion 16 mijë euro në poliklinikën Shutkës
30.12.2020 16:48
Gjermania ka ndarë një donacion prej 16 mijë eurosh për poliklinikën në Shuto Orizarë...

Gjermania ka ndarë një donacion prej 16 mijë eurosh për poliklinikën në Shuto Orizarë. Ky donacion ka shërbyer për furnizim me pajisje dhe materiale mjekësore, ndërsa pjesë e donacionit janë edhe pajisjet personale mbrojtëse dhe maskat me oksigjen.
“Duke pasur parasysh situatën, fokusi kryesor ishte trajtimi i pandemisë dhe pasojave të saj. Këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ne kemi partnerë që mund të mbështeten tek ne për të luftuar pandeminë.”,- deklaroi Ambasadorja e Gjermanisë në RMV, Anke Hollshtajn.
Ministri Filipçe njoftoi se vitin e ardhshëm do të bëhet rinovimi i poliklinikës.
“Qytetarë nga kategori shumë të prekshme kanë qasje në këtë poliklinikë. Në periudhën e kaluar kemi punuar intensivisht dhe pas një periudhe të gjatë kohore kemi zgjidhur krizën duke gjetur një gjinekolog.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Gjermania deri më tani ka mbështetur rajonin e Ballkanit Perëndimor më 15 milion euro.
REJHANE BUSHI METAJ
