Familja Ahmeti nga Strugudica ka nevojë për ndihmë
Familja 3 antareshe ne fshatin Stugudic, jeton ne nje shtëpi gjysëm të rrënuar, pa të ardhura mujore dhe me shumë halle te tjera mbi koke..........

Kjo familje jeton shumë larg qytetrimit, këtu të duket se edhe koha nuk ka ecur dhe shekujt janë kthyer pas . Në këtë realitet edhe shpresa duket një dëshirë e tepërt.
Shtëpia ku banojnë është shumë e vjetër, le te kuptosh sikur jemi kthyer ne nje kohe qe ka ikur, poshte shtepise kundermon kasollja ku dikur i kane mbajtur kafshet shtepiake.
Kryefamiljari Hamit Ahmeti, është edhe burrë edhe grua në familje, ndersa nëna 93 vjece e palëvizshme dhe motra e sëmurë presin vetëm prej tij . Ai ka gelletitur edhe mentalitetin e fshatit pasi është i detyruar të bëj edhe punët e grave të lajë, pastroj dhe të përgadisë ushqimin.
Vitet ikin shumë shpejt ndërsa unë mplakem thotë 62 vjecari Hamiti, unë kam bërë dhe do të bëj të pamundurën të kujdesem për familjen vijon ai megjithëse e preokupon brenga kur do të ketë nevoj ai për kujdesje s’do ketë askënd afër tij.
Le tu bëjmë me dije se shpresa nuk është dëshirë e tepërt dhe se ditët e mira do të jenë të pranishmë shumë shpejt edhe në familjen e tyre. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
