Maqedoni

Ministria për Sistem Politik së shpejti në godinë të re

30.12.2020 17:12

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike, Agjencia për Përdorimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve...

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike, Agjencia për Përdorimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve do të dislokohen në objekt të ri, të cilin veç më e ka blerë Qeveria.
 
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, thotë se me zgjidhjen e hapësirave për këto institucione do të mundet që më lehtë të realizohet puna dhe programi i tyre, që të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve. 
 
“Do të dislokohet Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike. Më në fund zgjidhet edhe çështja e pjesëve hapësinore e kësaj ministrie duke marrë parasysh se është ministri e vetme e cila është në këtë godinë të Qeverisë së RVM-së. Pra bëhet edhe një zgjidhje e hapësirave apo të zyrave të kësaj ministrie ku do të punojnë të punësuarit, pra administratorët të punësuar në këtë ministri. Përveç Ministrisë për Sistem Politik, në këtë objekt që tash më është në pronë të Qeverisë do të jenë edhe disa institucione tjera, dy drejtoritë që janë në kuadër të MSP-së, do të jetë Agjencia për Përdorimin e Gjuhëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe institucione tjera të cilat ditëve në vazhdim do të vendosin të dislokohen atje.”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
 
Hoxha thotë se për momentin nuk mund të precizojnë shumën me të cilën është blerë godina e cila do të përdoret nga institucionet e lartëpërmendura.
 
SANIJE DURAKU